Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 31: Partizani - Vllaznia 2-0
   
nga Sporti Shqiptar  
   
10.05.2008  
   

 

Gjergji MuzakaNerva, gola, kartona, të verdhë, e të kuq. Kjo ishte tablloja e ndeshjes së djeshme, ndërmjet Partizanit dhe Vllaznisë, e zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Edhe njëherë Partizani del i fituar nga “arena” e tij, sërish me kontestime, por, këtë radhë jo nga Dinamo, por nga vetë Vllaznia, e cila, gjatë gjithë ndeshjes, ka “markuar” vetëm gjyqtarin e takimit, Mentor Sopjanin. Një ndeshje agresive nga ana e shkodranëve, të cilët kanë tentuar të gjejnë portën e të kuqve që në minutat e para të ndeshjes, ashtu si edhe Partizani ka bërë të njëjtën gjë, edhe pse në minutat e para skuadra e Likës ishte paksa e çorientuar.

Mungonte Muzaka dhe Abilaliaj kishte zënë vendin e tij, teksa, nuk ishte më një sulmues i mirëfilltë, por një “alë” e djathtë. E gjithë pjesa tjetër e skuadrës ishte e njëjtë si në Kavajë. Nga ana tjetër, Deda, kishte hedhur në fushë formacionin fitues të kupës së Shqipërisë. Një Vllazni, e cila nuk ka lëshuar për asnjë moment, deri tek goli. Një “vjedhje” e topit në gjysmëfushën skodrane nga ana e Abilaliajt nis një kundërsulm sporadik të “demave”, ku Bakaj kroson dhe Dhëmbi “zhyt” me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë përfundon me rezultatin 1-0 për Partizanin. Pjesa e dytë do të nisë me shumë indinjata nga ana e shkodranëve në adresë të arbitrave. Për këtë, ndihmëstrajneri i Vllaznisë, Cungu, dëbohet nga pankina nga ana e Sopjanit. Eshtë dashur ndërhyrja e policisë për ta nxjerrë atë jashtë. Nuk vonon shumë dhe është Kapaj, ai që merr të verdhën e dytë dhe automatikisht të kuqen. “Ndizen gjakrat”. Kapiteni Lici nuk lë gjë pa thënë, nga fusha, në adresë të presidentit të Partizanit, Xhani, i cili vetëm e shikon nga tribuna. Haxhiosmanoviç dëshiron më shumë grintë dhe bën dy zëvendësime njëherësh. Jashtë fushe Lici dhe Kotrri dhe në fushë hyjnë Doçi e Hoti. Lika duket i shqetësuar dhe vendos të bëjë lëvizjen që mund t’I kushtojë. Aktivizon Muzakën (me pesë kartona të verdhë), për të qenë i sigurtë dhe 23-vjeçari nis të marrë në dorë “frenat” e krahut të djathtë. Abilalaliaj kalon “pykë” kryesore. Nuk vonon shumë dhe Partizani shënon golin e dytë pas një sërë tentativash. Sërish Dhëmbi, të cilit i mjafton një prekje me kokë dhe gol. 2-0. i njëjti “skenar”, i njëjti “kafshim”. Partizani arrin të fitojë me rezultatin e pastër, 2-0, ndaj një Vllaznie, e cila, gjatë gjithë ndeshjes vetëm ka protestuar për vendimet e gjykimit.

.

Partizani - Vllaznia 2-0
Golat:
Dhëmbi 43’, 69’
Partizani: Shehi, Osmani, Beqiri, Pinari, Hallaçi, Gjyla (60’ Muzaka), Dhëmbi, Shkëmbi, Babamusta, Abilaliaj (77’ Karapici), Bakaj. Trajner: Hasan Lika
Gjyqtare: M. Sopjani, L. Mustafaraj, F. Elezi

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site