Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Muzaka ne prove te Nantes
   
nga Sporti Shqiptar  
   
07.05.2008  
   

 

Gjergji MuzakaMesfushori i të kuqve, Gjergji Muzaka, nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjen që ka kryer skuadara, e cila u është rikthyer përgatitjeve në terren. 23-vjeçari edhe dje ka vazhduar provën e tij te skuadra franceze e Nantës, që në sezonin e ri do të kthehet në ligën e parë. Sipas pohimeve të presdidentit Xhani, i bie që dje Muzaka të ketë kryer testin e fundit me skuadrën franceze dhe sot pritet rikthimi i tij në Shqipëri. Njëshi i kuq ka deklaruar se mesfushori ka shkuar në Francë për një provë triditore dhe të enjten do të jetë në Tiranë.

Nuk dihet nëse trajneri Lika do ta përfshijë Muzakën në formacion për ndeshjen me Vllazninë. Numri 17 i të kuqve ka shumë pak mundësi aktivizimi ndaj shkodranve edhe për faktin se mesfushori ka pesë kartonë të verdhë dhe, nëse ndëshkohej ndaj Vllaznisë, automatikisht e mbyll para kohe sezonin. .

7 Maj 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site