Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 30: Besa - Partizani 0-1
   
nga Sport Ekspres  
   
03.05.2008  
   

 

Partizani - TiranaPërtej dëshirës për një rezultat pozitiv, dje kavajasit janë kthyer me “këmbët në tokë”, përballë një kundërshtari si Partizani, që ia imponoi këtë. Miqtë janë kujdesur shumë për të shënuar shpejt dhe për vënë nën kontrolli fatin e rezultatit. Ndërsa janë detyruar ta pranojnë presionin e madh të vendasve, sidomos gjatë 45 minutave të dyta. Kavajasit kanë qenë në ditën e tyre të “zezë” për finalizimet e aksioneve. Gati-gati është përsëritur e njëjta situatë si e dy javëve më parë, ndaj Skënderbeut, kur goli u gjet me shumë vështirësi atë ditë, por dje ka munguar. Kjo, edhe për meritën e padiskutueshme të lojtarëve miq.

Te Besa ka ndikuar edhe mungesa e Artim Shaqirit, për arsye dëmtimi. Ndërsa Fortunat ka luajtur vetëm pak çaste para limitit, atëherë kur gjërat thuajse ishin tepër të vështira të stabilizoheshin. Partizani i ka besuar formacionit të vet më të mirë. Kur në fushë kanë hyrë Karapici e Abilaliaj, u duk se miqtë më tepër do t’u kushtonin rëndësi veprimeve pas “shpine”, duke kërkuar ta godisnin në befasi portën e Besës. Ndërsa kavajasve nuk u ka vlejtur loja në ballë të gjërë, sepse sulmuesit, pavarësisht lëvizshmërisë së tyre të madhe, kanë vuajtur përqendrimin në çastin final. Nga pankina e Besës nuk munguan të hidheshin në fushë lojtarë të freskët, për të rritur impulset e lojës, por edhe kjo nuk ka funksionuar, përballë qetësisë që ka treguar Partizani. Në disa momente, lojtarë të veçantë kanë replikuar edhe me arbitrin Lulaj e asistentët e tij për disa vendime, por kjo nuk u ka shërbyer për të nxjerrë në pah vlerat më të mira e për të finalizuar aksionet e rrezikshme. Humbja ndaj një kundërshtari si Partizani nuk është turp, por nga Besa kërkohet që të jetë më ambicioze për të ruajtur vendin e 3﷓të, pasi në të kundërt ky sezon do të shkonte dëm. Partizani fitoi dhe mbetet në lojë deri në metrin e fundit, si kandidat për fitimin e titullit kampion dhe dje tregoi se i ka të mundësitë e standardet për të realizuar këtë synim madhor. .

Besa - Partizani 0-1
Gola
: Hallaci 27’
Partizani
: Shehi, Beqiri, Osmani, Pinari, Hallaçi, Muzaka, Shkëmbi, Dhëmbi, Babamusta, Bakaj (Abilaliaj), Gjyla ( Karapici) Tr: H. Lika
Gjyqtaret:
Kartona te verdhe:
Kartona te kuq:

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site