Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 29: Partizani - Tirana 2-1
   
nga Sport Ekspres  
   
26.04.2008  
   

 

Partizani - TiranaPartizani fiton sërish, në një derbi, ndoshta më “I nxehti” i një sezoni kaq emocionues të kampionatit shqiptar. Një histori e tërë tani duket se është kthyer në anën e “demave të kuq”, të cilët kanë lënë pas 10 vitet e fundit dhe i janë kthyer lavdisë së tyre në përballjet me bardheblutë. Një derbi që i kishte të gjitha, koret e tifozëve, golat, penalltinë dhe kartonin e kuq. Një Partizani – Tirana ndoshta si asnjëherë tjetër, që ka prodhuar jo pak. Dikush mund të thotë që një ndeshje e tillë do të ishte më mirë që të zhvillohej në mbrëmje, por kjo për Partizanin pak rëndësi ka tani.

Ai ka fituar, edhe pse me vuajtje, edhe pse me “shpirt nëpër dhëmbë” ndaj rivalit historik, Tiranës. Një Partizan, i dalë në fushën e lojës me një mungesë kryesore, atë të Devollit i cili ka vuajtur si tifoz për 90 minuta nga tribuna – të kuqtë kanë mbajtur ritmin e një ndeshjeje spektakolare. Me Shehin (“hero” në pritjen e penalltisë)në portë, Beqirin (grintoz), Osmanin (një mur), Pinarin e Hallaçin në mbrojtje, Shkëmbin (regjizor perfekt manovre), Muzakën (të palodhur), Babamustën (më mirë se çdo herë tjetër) dhe Gjylën në mesfushë, që shërbenin për dyshen Bakaj-Dhëmbi (vulosësit e fitores), Lika ka hedhur të gjitha “kartat” e tij në fushë. Nga ana tjetër, Tirana me dy mungesa kryesore (Vrapi dhe Kcira) ka dalë në fushë me formacionin më të mirë,edhe pse s’ka mundur dot të mposhtë një Partizan super të motivuar. Minuta e 19 e takimit do të shënonte edhe golin e parë të Partizanit, Dhëmbi dërgon me kokë topin në cepin më të largët të portës së Osmanit. Në të 40’, Tirana do të mbesë me 10 lojtarë, pas ndëshkimit të Sinës me karton direkt të kuq, për një ndërhyrje nga pas në dëm të Bakajt. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1﷓0. Në të dytën duket Tirana më këmbëngulëse dhe kërkon shumë herë rrugën e rrjetës, madje arrin ta gjejë edhe pse 10 vetë, me anë të Xhafës. 10minuta më vonë Bakaj çon në 2﷓1 shifrat. Ekzaltohet tifozëria e kuqe. Një ndalje fryme për pak minuta për një penallti të dyshimtë të Tiranës, por që Duro e humb, falë edhe Shehit. Vërshëllima e fundit e Jaecit heq ankthin e të kuqve dhe u jep atyre fitoren e merituar që i mban “demat” përsëri 2 pikë larg Dinamos.

H. Lika (Partizani) "Më duhet të them se jam i kënaqur nga rezultati, por edhe nga loja në përgjithësi. Nuk jam i kënaqur me disa lojtarë të mitë për një moment, kur Tirana na barazoi, por edhe mund të na barazonte sërish me anë të penalltisë. Megjithatë, ne fituam një ndeshje të drejtë, ndërsa të tjerët jo”

S. Mema (Tirana) “Partizani e meritoi fitoren. Më vjen keq për këtë Tiranë sepse përsëri bëmë gabime në mbulim. Nuk luajtëm keq, por disa episodet nga ndëshkuan. Dalja e Sinës me të kuqe dhe penalltia e humbur. Ne do të vazhdojmë të luajmë drejt, edhe ndaj Dinamos”.
.

Partizani - Tirana 2-1
Gola
:Dhëmbi 19’, Bakaj 62’ / D. Xhafa 52’
Partizani
: Shehi, Beqiri, Osmani, Pinari, Hallaçi, Muzaka, Shkëmbi (90’+2 Tafaj), Dhëmbi, Babamusta, Bakaj (90’ Abilaliaj), Gjyla (74’ Karapici) Tr: H. Lika
Gjyqtaret: S. Jareci, D. Rexha, A. Pregja (Tiranë)
Kartona te verdhe: Beqiri, Muzaka / Mohelebi, Duro
Kartona te kuq: Sina

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site