Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 27: Partizani - Shkumbini 2-0
   
nga Sport Ekspres  
   
12.04.2008  
   

 

Partizani - ShkumbiniPartizani arrin të fitojë, edhe pse përmes vuajtjeve, një ndeshje shumë të rëndësishme për “luftën” e kreut me Dinamon. Kështu, “demat e kuq”, të cilët vinin nga dy rezultate negative radhazi (barazim me Kastriotin dhe humbje me Flamurtarin), nuk kanë dashur t'i lejojnë vetes një tjetër hap fals, sidomos në kushtet kur Dinamo, rivali kryesor po fitonte 6-﷓0 me Flamurtarin. Edhe pse me dy mungesa kryesore në formacionin bazë të skuadrës (Hallaçi kishte probleme familjare dhe nuk mundi të luante nga fillimi i ndeshjes – është aktivizuar në të 84', si edhe Osmani i dëmtuar, edhe pse ka qenë në stol), të kuqtë e Likës kanë arritur të krijojnë shumë në pjesën e parë, kur kanë marrë tërë iniciativën, madje në dy raste edhe kanë rrezikuar kundërsulmin “e egër” peqinas, me Qorrin dhe Dalipin.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, “demat” arrijnë të shënojnë vetëm në minutën e parë shtesë të pjesës së parë dhe të kalojnë në avantazh. Të gjithë në dhomat e zhveshjes, ndërsa në pjesën e dytë, gjithçka do të ndryshonte. Kjo, sepse Partizani, ndoshta i frikësuar, ka dashur të administronte rezultatin. Kjo ka sjellë edhe një avancim të Shkumbinit, teksa skuadra peqinase, sikur po luante në “shtëpi”, ka vënë përpara Partizanin, i cili në ndryshim nga pjesa e parë, dukej më i çoroditur. Magani bën zëvendësimet e tij, kur nxjerr nga loja Qorrin (ndër të tjera të dëmtuar që në pjesën e parë) dhe fut në të maqedonasin Jakimovski. Po kështu nxjerr Kuçin dhe fut Mustafajn, teksa Byzhyti i lë vendin Kacolljes.

Shkumbini tenton, ndërton, godet, por nuk arrin të gjejë golin. Nga ana e tij edhe Lika bën zëvendësimet që mundet. Në fushë Karapici në vend të Abilaliajt dhe Hallaçi në vend të Muzakës. Partizani tërhiqet i tëri mbrapa, çka i hap rrugën miqve të “godasin”, ose të mendojnë se mund ta bëjnë këtë. Një episod i dyshimtë, kur topi preket me dorë në zonën e të kuqve, ka sjellë një lloj kontestimi të Shkumbinit, por kjo ka zgjatur vetëm për pak sekonda. Pasi, sapo ka ndodhur kjo, në një aksion të peqinasve, ku të gjithë ishin përpara, Karapici i “rrëmben” topin nga këmbët Dabullës dhe pason për Bakajn, i cili i ka dhënë goditjen e "knock-out-it" skuadrës së Maganit. “I harruar” në mesin e fushës ai niset drejt portierit Llani, i vetëm, e driblon edhe atë dhe shënon. 2﷓0 dhe Shkumbini dorëzohet. Nuk ka më kohë, ndërkombëtari Janku vërshëllen për përfundimin e 3 minutave shtesë. Partizani arrin të fitojë dhe të qëndrojë sërish 2 pikë nga Dinamoe vendit të parë. “Lufta” vazhdon.

Hasan Lika (trajneri i Partizanit): “Ishin 3 pikë që na duheshin në këtë moment dhe ne arritëm t’I merrnim. Mund të them se në pjesën e parë zhvilluam një lojë shumë të mirë dhe patëm shumë raste për të shënuar. Megjithatë, golin e gjetëm në fund të pjesës së parë. Përsa i përket pjesës së dytë, mund të them se skuadra pati një vetëtërheqje, për të administruar rezultatin dhe kjo mund të rezultonte ndoshta shumë fatale për ne. Shkumbini na vuri shumë në vështirësi dhe tensioni sa vinte e rritej në radhët tona. Por, falë mbrojtjes dhe portierit Shehi, ne nuk u ndëshkuam në disa raste. Më pas goli i Bakajt i dha fund vuajtjeve. Mendoj se e rëndësishme është që fituam. Fitorja 6﷓0 e Dinamos me Flamurtarin? S’ka ç’më duhet ajo. Ashtu si u çuditët nga humbja e Partizanit në Vlorë, çudituni edhe nga kjo”.
.

Partizani - Shkumbini 2-0
Gola
: Dhembi 45', Bakaj 90'
Partizani
: Shehi, Beqiri, Pinari, Tafaj, Gjyla, Muzaka (84’ Hallaçi), Shkëmbi (90’+2 Capo), Babamusta, Dhëmbi, Bakaj, Abilaliaj (66’ Karapici) Trajner: H.Lika
Gjyqtaret: A. Janku (Tiranë), A. Lamçe (Patos), S. Zeka (Shkodër)
Kartona te verdhe: Gjyla / Nora, Kacollja

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site