Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 25: Partizani - Kastrioti 0-0
   
nga Partizani.Net  
   
29.03.2008  
   

 

Partizani - KastriotiPartizani nuk ka arritur te marre sot me shume se nje barazim pa gola ne stadiumin "Qemal Stafa" kunder miqve te Kastriotit. Trajneri Hasan Lika pervec mungeses se Devollit qe u denua per 6 muaj, nuk ka pasur ne dispozicion as Bledi Shkembin. Keshtu ne fushe Parti zani eshte futur me Shehin ne porte, Hallacin, Tafajn, Osmanin dhe kapitenin Beqiri ne mbrojtje, Gjylen, Babamusten, Dhembin dhe Muzaken ne mesfushe si dhe dyshen Bakaj - Abilaliaj ne sulm.

Kastrioti i ka vene disa here ne veshtiresi te kuqte me kundersulmet e tyre, sidomos me ane te Rizvanollit dhe kane ditur te mbrohen mire kunder nje Partizani qe ishte ne nje dite te keqe.

Te kuqte kane pasur shume pak raste shenimi ku mund te vecohen dy goditje me koke te Abilaliajt si dhe nje e Osmanit ne minutat e fundit. Per miqte Rizvanolli kishte rastin me te mire ne minutat e para kur me porte bosh dergoi topin jashte. Gjithashtu pas nje pasimi te gabuar te mbojtes per te Shehi, Kastrioti ka pasur nje rast te mire shenimi.

Trajneri Hasan Lika ka futur ne pjesen e dyte te lojes edhe Karapicin per Babamusten qe ishte pothuaj i padukshem ne kete ndeshje si dhe sulmuesin e ri Dashi per Gjylen ne minutat e fundit per te kerkuar golin e fitores.

Vlen te theksohet se miqte kane bere nje loje shume te forte duke nderhyre disa here rende ndaj lojtareve te kuq. Caca ne pjeses e pare si dhe Turdiu, Merxha dhe Kalari u ndeshkuan me kartona te verdhe.

Partizani kryeson renditjen me 49 pike, nje me shume se Dinamo qe luan neser kunder Teutes. .

Partizani - Kastrioti 0-0
Gola
:
Partizani
: Shehi, Beqiri, Osmani, Tafaj, Hallaçi, Muzaka, Dhëmbi, Babamusta (Karapici 65'), Gjyla (Dashi 86'), Abilaliaj, Bakaj Trajner: H.Lika
Gjyqtaret: K.Meta, A.Lamçe, B.Mesi
Kartona te verdhe: Caca, Turdiu, Merxha, Kalari (Teuta)

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site