Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 24: Teuta - Partizani 1-2
   
nga Panorama Sport  
   
23.03.2008  
   

 

Enco MalindiNga kërcënimi për bojkot në triumf. Partizani kthen përmbys gjithçka në “Niko Dovana”, duke shpalosur hapur ambicjet për titullin kampion. Të besuarit e Hasan Likës e kanë shfrytëzuar në maksimum “mbytjen e nëndetëses blu” në gjirin e Shëngjinit dhe kanë arritur me pikë dinamovitët në renditje. Përmes një takimi dramatik dhe plot emocione kryeqytetasit kanë ndërprerë serinë e ndeshjeve pozitive të formacionit të Kristaq Miles, duke i shkaktuar Teutës një humbje të rëndë në shtëpi. Ekipi durrsak ka zhgënjyer tifozët e paktë në përballjen kundër Partizanit. Krejt e kundërta ndodhte me ekipin mik, që gjatë të gjithë kohës gëzoi mbështjetjen e ultrasve të flaktë, të cilët kishin zaptuar tribunën e stadiumit.

Ndërlikimi
Ndonëse ekipi bregdetar ka kaluar i pari në avantazh, të besuarit e trajnerit Kristaq Mile nuk kanë ditur të administrojnë lojën. Golit të minutës së 40-të, me firmën e Vangjel Miles, miqtë i janë përgjigjur dy herë me anë të Abilaliajt. Sulmuesi i Partizanit ka ndëshkuar Teutën në minutat e 55-të dhe të 62-të të takimit, duke vulosur njëkohësisht edhe një dygolësh personal me vlerë prej tri pikësh. Falë këtij rezultati, të kuqtë e Partizanit kanë barazuar me pikë Dinamon e vendit të parë, ndërsa për Teutën e Durrësit gjërat sa vijnë e ndërlikohen. Tashmë, Teuta, që një vit më parë u shpall ekipi nënkampion, rrezikon seriozisht rënien në kategorinë inferiore.

Protagonisti
Takimi ka filluar i vrullshëm për miqtë, por me kalimin e minutave supremacia e Partizanit, pa të pezulluarit Bakaj e Devolli, do të zbehej. Vendësit kanë ulur ritmin e kundështarit, për të hedhur sytë nga porta e Orges Shehit. Gjithçka dukej e kryer, kur Vangjel Mile shënoi mjeshtërisht, duke e dërguar topin aty ku portieri mik nuk mund të arrinte. Por “asi nën mëngë” i Likës do të rezultonte Abilaliaj. Sulmuesi i ri do të mposhtet dy herë Vashakun e pafajshëm brenda shtatë minutash. Teuta është treguar e paaftë për të reaguar dhe as ndërrimet e shpejta të vendësve nuk sjellin ndryshim të rezultatit. Nga ana tjetër, Partizani kryen ndërrime taktike, që jo vetëm vononin e vendasve. Katër minutat e fundit të shtesës do të ishin një ankth pa fund për Partizanin, por Teuta është konfirmuar në një ditë të zymtë. Vangjel Mile, më i miri në fushë për vendësit, nuk është furnizuar si duhet nga shokët e skuadrës. Vërshëllima e fundit e kryesorit Kridens Meta do të nxirrrte kokëulur “djemtë e detit”, teksa nga ana tjetër Partizani kishte nisur festën e madhe.
.

Teuta - Partizani 1-2
Gola
: Mile 40' / Abilaliaj 54', Abilaliaj 62'
Partizani
: Shehi, Beqiri, Osmani, Pinari, Hallaçi, Muzaka (Karapici 88’), Dhëmbi, Shkëmbi, Babamusta, Gjyla, Abilaliaj (Dashi 78’) Trajner: H.Lika
Gjyqtaret: K.Meta, A.Lamçe, B.Mesi
Kartona te verdhe: Stafa, Bërzezi, Alcani, Hodo (Teuta)

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site