| |
|
| Malini kalon te PFC Slavia Sofia |
| |
|
| nga Panorama Sport |
|
| |
|
| 18.03.2008 |
|
| |
|
|
Kur më pak pritej,
Enco Malindi i ka
dhënë fund aventurës
me Partizanin. Sinjali i
ardhur nga shtypi bullgar ka
rezultuar pozitiv, megjithëse
ishte folur për një lëvizje të
sulmuesit që gjatë fundjavës
së kaluar. Në të vërtetë duket
se vetë sulmuesi ka qenë në
pritje të vazhdueshme që
udhëtimi i tij të konkretizohej.
Ja që vizën bullgare ka
mundur ta sigurojë vetëm dje
në drekë, atëherë kur krejt
befasisht ka lënë stërvitjen e
Partizanit dhe është larguar
drejt ambasadës. Ndërsa, sot
do të marrë rrugën drejt Bullgarisë,
aty ku drejtuesit e Sllavias
së Sofjes e presin
krahëhapur.
Xhani
Përfundimisht, përballë
ngulmimit të palës bullgare është dorëzuar mbi të gjitha
presidenti i Partizanit, Albert
Xhani. Pikërisht, ai ishte
shfaqur si pengesa kryesore
për mosrealizimin e transferimit
prej një periudhe që
zgjati nga fundi i muajit janar
deri në fundin e shkurtit.
Të paktën sipas asaj që bëhet
e ditur nga burime zyrtare,
numri një i klubit të kuq ka
pranuar si përfundim 50 mijë
eurot që ofronte Sllavia, plus
30% përfitim të shumës, në
rast se klubi bullgar do të
shesë kartonin e Malindit në
të ardhmen.
Lojtari
Ai që ka mbetur më i
kënaquri duket se është vetë
Malindi, i cili ka thënë se: “Një largim nga Shqipëria është një përfitim në disa aspekte,
përtej asaj që më garantohet
në këndvështrimin futbollistik”.
Praktikisht, vetë
futbollisti ka rënë dakord prej
kohësh me drejtuesit bullgarë,
për një marrëveshje që
do të zgjasë 3 vjet. Gjithashtu
mësohet se atij i është premtuar
një apartament tërësisht
personal në Sofje dhe një
veturë, plus pagës që dihet se
do të jetë më e mirë se ajo që
merrte te Partizani. Gjithsesi është sidomos besimi, që
kanë drejtuesit bullgarë gjëja
që ngroh më tepër Malindin.
Partizani
Në këtë situatë, Partizani
numëron një tjetër “mangësi”
lojtarësh, pas largimit të
Progrit në fund të vitit 2007.
Sidomos, me këtë largim do
të vuajë reparti sulmues, aty
ku për momentin janë vetëm
tre lojtarë. Kështu, veç Bakajt
e Abilaliajt, me siguri trajneri
Lika do të duhet të shtetet te sulmuesi i ri,
Alban Dashi, me shpresën që
të fillojë rritjen e një tjetër talenti
si Malindi..
18 Mars 2008 |
|