![]() |
||||||||||||||||||||||||||||
|
Shefi i Sektorit të Garave, Ilir Shulku ka kërkuar që të mblidhet sot paradite Komisioni i Disiplinës për të zbardhur ngjarjen e shëmtuar të derbit. “Nuk e di se çfarë vendimesh do të marrë Disiplina. Ajo që mund të them unë është se ishte një ngjarje e shëmtuar dhe se përgjegjësit do t’i nënshtrohen Disiplinës. Kam kërkuar që Komisioni të mblidhet nesër (sot) në orën 09.00, enkas për këtë çështje. Nuk mund të them më tepër”, ka thënë përgjegjësi i Sektorit të Garave në FSHF, Ilir Shulku. Sipas rregullores së Federatës, ndëshkim maksimal pritet të ketë gjithashtu për lojtarin e Dinamos, Bekim Kulin, i cili konsiderohet si iniciatori i sherrit të ndodhur, por edhe për lojtarë të tjerë që morën pjesë në atë shfaqje të shëmtuar. Devolli: Ndjese publike per Dajen Por duket se Daja nuk ka dashur ta lërë me kaq, pasi ka ngritur padi në gjykatë për dhunim. “Nëse është kështu, edhe unë do ta denoncoj për ofendim në polici”, ka thënë mesfushori i Partizanit, i cili synon ta zgjidhë çështjen përmes fjalëve: “Kërkimin e ndjesës e bëj se e ndiej. Doja ta merrja Dajën në telefon që pas ndeshjes, por ishim ende në gjaknxehtësi e sipër. Besoj se këto ditë do të takohemi dhe mund të pi ndonjë kafe me të, për t’i kërkuar falje edhe personalisht”. Në lidhje me iniciatorët e sherrit, Devolli s’ka dashur të përmendë emra: “Kjo u takon ta zgjidhin organet kompetente, unë s’kam lidhje fare me këtë”. Domethënës në këtë aspekt është fakti se me synimin për të sqaruar gjërat, dinamoviti Kuli ka shkuar dje paradite te “Tutoestetika”, ku lojtarët e Partizanit ishin duke bërë masazhe. Por të kuqtë nuk kanë preferuar ta afrojnë, përderisa ishin ende me inatin e fundit të derbit, ku një nga shkaktarët ishte pikërisht mesfushori kavajas i Dinamos. Ndërkaq, i pashmangshëm duket pezullimi i Devollit, përsa i përket planit sportiv: “Nuk e di nëse do të kem ndëshkim. Natyrisht, unë shpresoj të mos dënohem, pasi jam një futbollist që luan futboll prej më shumë se dhjetë vjetësh dhe nuk jam dënuar ndonjëherë. Uroj që këtë ta marrë parasysh Federata. Di të them se në këtë moment kam ndjerë së tepërmi mbështetjen e klubit të Partizanit dhe këtë do të kërkoj t’ia shpërblejë në fushë”. Daja ka depozituar denoncimin të mërkurën Bledar Devolli 2007/08 - Partizani (21[21] nd, 1 gol, 0 as)
14 Mars 2008 |
|
||||||||||||||||||||||||||
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site |
||||||||||||||||||||||||||||