Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Partizani eleminohet nga Kupa
   
nga Partizani.Net  
   
12.03.2008  
   

 

Albert XhaniPartizani nuk ka arritur te shkoje me shume se nja barazim pa gola ne ndeshjen e kthimit ne cerek finale kunder Dinamos dhe eshte eleminuar nga Kupa e Shqiperise.
Ndeshja e pare kishte perfunduar me rezultatin 3-1 per Dinamon prandaj Partizani duhet te dilte qe ne fillim me sulm per te kerkuar golin. Hasan Lika i besoi dyshes Malindi Bakaj ne sulm dhe ne mesfushe Karapici zevendesoi Shkembin e demtuar perkrah Dhembit, Muzakes dhe Devollit. Ne mbrojtje mungonte Tafaj i zevendesuar nga Gjyla. Ne te djathte luante si gjithmone Hallaci ndersa ne qender Osmani dhe Pinari me Dhehin ne porte.

Partizani filloi te merrte ne dore lojen qe ne fillim duke sulmuar me shume lojtare. DInamo perdor me shume kundersulmin si dhe faullat e shumta qe i ulin shpesh here ritmin lojes duke mos lene Partizanin te ndertoje aksione te rrjedhshme.

Rasti me i mire ne pjesen e pare ishte ai i Elis Bakajt qe gjuan diagonalisht nga 15 metra dhe godet traversen e portierit Kotorri. Dinamo gjithashtu goditi shtyllen me vone. Partizani kishte edhe dy raste te tjera me Malindin dhe Bakajn qe nuk arrijne te shenojne. Ne minuten e 41' Karapici i demtuar i le vendin Babamustes. Ne pjesen e pare u ndeshkuan me kartona te verdhe Kuli, Pollozhani dhe Poci per Dinamon si edhe Malindi ne sekondat e fundit.

Pjesa e dyte fillon ne te njejten menyre me Partizanin qe sulmon me shume dhe me Dinamon te rrezikshme ne kundersulm me Pejic. Te kuqte vazhdojne te krijojne raste por Malindi, Bakaj, Babamusta dhe Muzaka nuk arrijne te shfrytezojne rastet e tyre. Lika hedh ne fushe edhe sulmuesin Arber Abilaliaj ne minuten e 71' por edhe vlonjati nuk shenon dot dy raste qe i krijohen brenda disa minutash. Edhe DInamo nga ana e saj shperdoron disa raste te pastra shenimi ku nuk dine te shfrytezojne epersine numerike ne kundersulm. Rasti me i mire per ta eshte kur Shehi jashte zone nuk arrine te largoje nje top te gjate dhe Pollozhani nuk gjuan me porte bosh por preferon te ece me topin.

Ne pese minutat e fundit Partizani krijon mbi pese raste shenimi dhe pretendon edhe per nje penallti por nuk arrit dot te gjeje rrugen e rrjetes. Pas tre minutave shtese arbitri i jep fund ndeshjes dhe Partizani i jep lamtumiren Kupes se Shqiperise per sezonin 2007/08.

Ne perfundim te ndeshjes Vincetic dhe Pinari fillojne te ngacmojne njeri tjetrin dhe brenda disa sekondash te gjithe lojtaret duke perfshire edhe rezervat jane ne fushe duke u zene apo duke ndare njeri tjetrin. Nderhyn policia dhe gjithcka mbyllet pas disa minutave.

Ne stadium ishin nje numer i konsiderueshem tifozesh dhe nuk mungonin banderolat e tifozerive perkatese. Binte ne sy ajo e "Red Boys" si dhe nje tjeter qe shkruante "Kurre nuk do te jeni vetem". .

Partizani - Dinamo 0-0

Shënues:

Partizani: Shehi, Osmani, Gjyla (Abilaliaj 71') Pinari, Hallaçi, Gjyla, Muzaka, Devolli (Tafaj 45'), Karapici (Babamusta 41'), Bakaj, Malindi Tr: H. Lika
Gjyqtarë: S. Çekaj (Laç), A. Mali (Patos), L. Mustafaraj (Tiranë)
Kartona të verdhë: Malindi, Pinari / Poci, Kuli, Pollozhani

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site