Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 23: Partizani - Beselidhja 1-0
   
nga Sport Ekspres  
   
08.03.2008  
   

 

Albert XhaniNjë fitore e lodhshme dhe e mundimshme, por që gjithsesi e çon Partizanin në vend të parë, me pikë të barabarta me Dinamon, plot 45, në pritje të sfidës së sotme, që blutë do të zhvillojnë me Skënderbeun. Një ndeshje e nisur menjëherë me gol, që në të 1’, kur, pas një krosimi të Gjylës në zonë, Muzaka gjen hapësirë dhe fut këmbën ndërmjet mbrojtjes kundërshtare, duke shënuar golin e parë dhe të vetëm për “demat”. E gjithë pjesa tjetër e ndeshjes ka qenë thjesht një “kullotje” e Partizanit, të cilët ndoshta, më shumë sesa për Besëldhjen kanë menduar për sfidën e së mërkurës, në kupë, me Dinamon.

Gjë që trajneri Lika nuk e ka pranuar në mënyrë kategorike. Në një stadium të zbrazur, me shumë pak tifozë karshi, aq sa i numëroje me gishtat e dorës, të kuqtë kanë dalë në fushë me një objektiv; marrjen e trepikëshit, gjë që ia kanë arritur, edhe pse e kanë rrezikuar jo pak herë këtë avantazh minimal.

Pavarësisht mungesave, Beqirin, Shkëmbin, Bakajn dhe Dhëmbin (që u aktivizua në të 69’, për çdo rast), apo edhe lodhjen dhe faktin që skuadra më shumë e ka mendjen tek kupa, sesa tek ndeshjet e kampionatit, loja e të kuqve nuk ka justifikuar në asnjë moment. Vetëm dy herë e ka rrezikuar Partizani seriozisht portën e Besëlidhjes në pjesën e parë, atje ku një herë ka shënuar dhe njëherë Abilaliaj është zënë në pozicion jashtë loje.

Nga ana tjetër, edhe Besëlidhja, e ardhur me tre mungesa kryesore, Baliç dhe Miçiç (të skualifikuar) dhe Lika (me fatkeqësi familjare) ka treguar se kish ardhur në “Qemal Stafa” me një objektiv; të mos dilte pa pikë, edhe pse në fund, nuk ka rezultuar kështu. Trajneri Gjyla ka bërë ç’ka mundur, teksa mungesave të ditura u është shtuar edhe Smajli, i cili ka qenë i detyruar të dalë nga loja që në të 19’. Lezhjanët ndërtojnë, mundohen, por nganjëherë shansi dhe nga ana tjetër të kuqtë, u kanë mohuar atyre golin e barazimit, që do të ishte shumë i vlefshëm për ta, por “vetëvrasës” për “demat” e Likës. Përfundimisht, Partizani arrin të fitojë minimalisht, dhe që në të 1’, me anë të Muzakës, edhe pse për 89 minutat e mbetura ka vuajtur jo pak për ta administruar rezultatin.

Hasan Lika - Jam i kënaqur vetëm me tre pikët që kemi arritur sot, teksa e gjithë pjesa tjetër e ndeshjes nuk më ka pëlqyer aspak. Eshtë e natyrshme dhe e pranoj që lojtarët kanë qenë të lodhur, me gjithë atë ngarkesë, por mund të them se nuk e prisja në asnjë mënyrë që të bënin atë paraqitje aq ë dobët. Përsa i përket kundërshtarit, mund të them se e prisnim që të ishte shumë agresiv dhe kjo ndodhi. Komplimente Besëlidhjes, ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë”.

.

Partizani - Besëlidhja 1-0

Shënues:
Muzaka 1’
Partizani: Shehi, Osmani, Tafaj (69’ Dhëmbi), Pinari, Hallaçi, Gjyla, Muzaka, Devolli, Karapici, Abilaliaj (79’ Dashi), Malindi (89’ Babamusta) Tr: H. Lika
Gjyqtarë: S. Çekaj (Laç), A. Mali (Patos), L. Mustafaraj (Tiranë)
Kartona të verdhë: / Gruda, E. Malota

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site