Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Partizani pret Beselidhjen ne ndeshjen e pare te fazes se trete
   
nga Partizani.Net  
   
07.03.2008  
   

 

Albert XhaniNeser ne stadiumin "Qemal Stafa" ne oren 15:00 Partizani do te luaj ndeshjen e pare te fazes se trete te Superliges kunder Beselidhjes se Lezhes.

Trajneri Hasan Lika do te kete probleme me formacionin pasi do i duhet te beje nje "turn over" te detyruar. Elis Bakaj dhe Bledi Shkembi do te mungojne per aresye kartonash, pasi Bakaj ka grumbulluar gjashte te verdhe (skualifikohet per dy ndeshje) dhe Shkembi qe ka marre kartonin e trete te verdhe.

Keshtu ne porte si gjithmone do te jete Orges Shehi. Ne mbrojtje nuk do te kete ndryshime me Gjylen dhe Hallacin qe do te luajne nga krahet dhe Osmani me Pinarin qe do te perbejne qendren e mbrojtjes. Ne mesfushe Karapici pritet te filloje nga minuta e pare per here te trete ne kete sezon, duke zevendesuar Shkembin pas sulmuesve. Dhembi, Devolli dhe Muzaka do mbushin vendet e tjera ne kete repart. Sulmi do te perbehet nga Arber Abilaliaj dhe Enco Malindi qe do te zevendesoje Elis Bakajn.

Beselidhja do te kete gjithashtu dy lojtare te pezulluar per aresye kartonash, Dragan Micic dhe Emin Balici.

Ne perballjet midis dy skuadrave Partizani ka avantazhin. Ne 44 takime, te kuqte kane fituar 26 ndeshje dhe kane humbur vetem 4 prej tyre. 14 ndeshje kane perfunduar ne barazim dhe golavarazhi eshte 62-17 ne favor te Partizanit.

Ne dy takimet e ketij sezoni Partizani ka dale fitimtar duke fituar 2-1 ne Lezhe dhe bindshem 4-0 ne Tiranen ne fazen e dyte. .

7 Mars 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site