![]() |
||||||||||||||||||||||||||||
|
Loja filloi e barabarte me shume gabime ne mesfushe te shkaktuara nga gjendja e fushes. Megjithate eshte Dinamo qe di ti kaloje keto veshtiresi duke perdorur me shume topat e gjate. Fale njerit prej tyre ne krahun e djathte, vjen ne top ne zone dhe Igli Allmuca ndeshkon ish-skuadren e tij nga pese metra larg ne minuten e 6' te ndeshjes. Allmuca nuk ka festuar golin duke treguar respekt per Partizanin dhe tifozet qe e kane mbeshtetur per vite me rradhe. Partizani mundohet te reagoje dhe ke nje rast te mire me Elis Bakajn, por fusha e pengon lojen me pasime te shkurtra te "demave". Ka pasur disa nderyrje te renda gjate ketyre minutave dhe Jareci eshte detyruar te ndeshkoje me kartona te verdhe Bodrusic per nje ndrhyrje ndaj Bakajt si dhe Dhembin dhe Gjylen me pas. Ndersa Partizani mundohej te gjente golin e barazimit eshte nje nga shenuesit me te mire te kampionatit Pero Pejic qe ne sekondat e fundit te pjeses se pare ndeshkon perseri Partizanin duke e mbyllur pjesen e pare me nje avantazh 2-0 per Dinamon. Pjesa e dyte fillon si e para, me shume gabime ne mesfushe dhe pak raste shenimi per te dyja skuadrat. Hasan Lika fut ne fushe Artan Karapicin e me pas edhe Karabecin qe tani jane bere zevendesuesit e vetem qe ka ne dispozicion. Ne minuten e 70' vjen dhe goli i trete i Dinamos nga nje goditje denimi pa pretendime nga rreth 35 metra te ekzekutuar nga Ishka. Topi bie ne toke perpara kembeve te Orges Shehit dhe i kalon anash duarve duke perfunduar ne rrjete. Lika hedh ne fushe edhe Enco Malindin per te shenuar te pakten nje gol dhe goli vjen pese minuta perpara perfundimit te kohes se rregullt me autor Devollin qe ka qene sot me i miri ne fushe per Partizanin. Ai eshte lene i pambuluar disa metra perpara portes dhe nuk e ka pasur te veshtire te shenoje me koke kunder Kotorrit. Ky ishte goli i pare i Bledar Devollit ne Kupe. Goli i jep shpresa Partizanit per tu kualifikuar per ne gjysme finale pasi kjo ndeshje ishte ne fushen e Dinamos dhe ne ndeshjen e kthimit nje fitore 2-0 do te siguronte kualifikimin. .
Dinamo - Partizani 3-1 |
|
||||||||||||||||||||||||||
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site |
||||||||||||||||||||||||||||