Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 22: Tirana - Partizani 1-4
   
nga Albania-Sport  
   
01.03.2008  
   

 

Tirana - Partizani 1-4 “Demat” në ekstazë. Shkatërrojnë një Tiranë inekzistente me rezultatin e thellë 4-1, duke dhuruar spektakël e shpresë për fitimin e titullit të 16-të, që mungon prej 15 vitesh. Një dhuratë për Xhanin, kryetifozin e kuq të ndarë nga jeta, Jotin si dhe tifozet e shumte qe kishin mbushur stadiumin "Qemal Stafa" ne derbin e 130-ë.
Partizani me dy fitore të mëdha rresht brenda shtatë ditëve: e para kundër Dinamos kryesuese (1-0) dhe e dyta,e më përmasa “pokeri”, kundër kampionëve në fuqi, Tiranës.

Partizani konfiguron absolutisht një format prej pretendenti për titull, teksa ruan diferencën prej tri pikësh me Dinamon. Dhe nëse bëjmë llogarinë e formulës, ku java e fundit e kampionatit të 69-të ofron përballjen Dinamo-Partizani, atëherë padyshim dy përballjet direkt në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do ta kenë një llogari të vogël brenda, ashtu si në vitin 2003, kur Partizani fitoi trofeun e 15-të të Kupës së Shqipërisë.

Derbi dhuroi spektakël në tribuna, ku gara mes ultrasve të Tiranës dhe atyre të Partizanit, ishte një magji më vete.

Ndëshkimi i shpejtë i Tiranës, pa kaluar ende pesë minuta lojë nga mbrojtësi Tefik Osmani realizoi golin e parë të formacionit të Hasan Likës. Një gol që ngriu kampionët në fuqi të Sulejma Memës, por që rriti adrenalinën e “demave”. Dyfishimi i rezultatit në minutën e 22-të nga mesfushori luftarak, Bledar Devolli dha sinjalin e dytë se derbi i 129-të i përkiste plotësisht presidentit Xhani.

Fraksioni i dytë dhuroi momente të tjera të jashtëzakonshëm, kur mesfushori Blendi Shkëmbi krijoi një eurogol në minutën e 47-të. Fortuzi, me golin e tij në të 60’ krijoi imazhin e remë për hapjen e ndeshjes, por goli i Abilaliajt në minutën e 71-të vulosin fitoren e madhe 4-1 të Partizanit.

Mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, vuajti nga presioni psikologjik duke u ndëshkuar me dy kartonë të verdhë (rrjedhimisht i kuq) duke e shëmtuar akoma më shumë skuadrën e katër donatorëve.

Një fitore e madhështore, të cilën trajneri Lika e cilesoi si rezultat i lojës kolektive dhe mentalitetit fitues që është konsoliduar te skuadra e kuqe.

Ky ishte derbi i 130 midis dy skuadrave dhe Partizani arrin fitoren numer 55, kundrejt 38 fitoreve te Tiranes. 37 ndeshje kane perfunduar ne barazim ndersa golavarazi eshte perseri ne favor te "demave" 195-149.

Fale dhe rezultateve te ndjekesve tani Partizani (42 pike) duket se ka rival vetem Dinamon (45 pike) e vendit te pare qe vazhdon te jete tre pike me para pas fitores kunder Shkumbini. Ndjekesit me te afert jane Vllaznia dhe Besa me nga 35 pike, ndersa Tirana ra ne vend te peste me 34 pike.

.

Tirana - Partizani 1-4
Golat: Fortuzi 60'' / Osmani 4', Devolli 22', Shkembi 47', Abilaliaj 71'
Partizani: Shehi, Gjyla, Osmani, Pinari, Hallaci, Dhembi, Shkembi, Devolli, Muzaka, Bakaj, Abilaliaj

Kartona te verdhe:

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site