![]() |
||||||||||||||||||||||||||||
|
Tani nje fitore tjeter do ta siguronte vendin e dyte dhe do ta vinte Partizanin ne nje pozicion te mire per te synuar kampionatin. Nje humbje do ti lejonte ndjekesit te afrosheshin, por edhe Dinamon te largohet, pasi ka nje ndeshje me te lehte me Shkumbinin ne "Selman Stermasi". Derbi me i madh shqiptar do te luhet ne stadiumin "Qemal Stafa" ne oren 18:00. Tirana eshte skuadra pritese dhe sfida do te drejtohet nga gjyqtari kryesor Sopjani me ndihmes Doden dhe Rexhen. Persa i perket mungesave Tirana do te jete pa Kciren dhe Vrapin per arsye kartonash ndersa Partizani nuk ka probleme disiplinore. Megjithate do te mungojne Beqiri, Babamusta si dhe i riu Capo per arsye demtimi, ndersa Muzaka megjithese nuk mori pjese ne stervitjen e djeshme, pritet te mos kete probleme per diten e derbit. Formacioni qe Lika do te hedhe ne fushe do te jete i njejti qe luajti kunder Dinamos, me Shkembin qe rikthehet pas mungeses ne ndeshjen e Kupes. Deri tani midis Partizanit dhe Tiranes jane luajtur 129 ndeshje ne kampionat. Partizani ka avantazhin ne fitore me 54 te tilla. Tirana ka dale fituese 38 here dhe 37 ndeshje kane perfunduar ne barazim. Golavarazhi flet perseri per Partizani 191-148. .
29 Shkurt 2008 |
|
||||||||||||||||||||||||||
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site |
||||||||||||||||||||||||||||