Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Kupa: Partizani - Skenderbeu 5-0
   
nga Panorama Sport  
   
27.02.2008  
   

 

Albert XhaniMe sforcim minimal, Partizani ia doli mbanë synimit maksimal që ishte prerja e “biletës” për në çerekfinalen e Kupës. Përballë kishte një Skënderbe, që nuk i mjaftoi vetëm dëshira e madhe e të rinjve, me të cilët kishte ardhur në Tiranë. Aq sa u duk se më tepër, kjo sfidë i shërbeu skuadrës së Likës si një ndeshje stërvitore përpara derbit të fundjavës ndaj Tiranës. Ishte një “pesëshe” golash e të kuqve, të cilët i lëshuan në këtë mënyrë një sinjal të fortë kundërshtarëve bardheblu, që nga ana e tyre po dje nuk arritën të shënojnë më tepër se tre herë ndaj Laçit të kategorisë së parë.

Për t’u veçuar në radhët e Partizanit ishte dygolëshi i shënuar nga Bakaj, zhbllokimi i Abilaliajt dhe asistet e vyera të një Muzaka në ditë të shkëlqyer.

Vonesa
Edhe pse takimi i përpara dy javëve në Korçë kishte përfunduar 1-0 për skuadrën e Renato Rrapos, askush nuk besonte në kualifikimin e “ujqërve të dëborës”. Në një “Qemal Stafa” krejt të zbrazur, takimi nisi me 15 minuta vonesë për shkak se pati një ngatërresë për shkak të uniformave të kuqe me të cilën kishin ardhur dy skuadrat. Natyrisht, korçarët kishin marrë edhe të bardhat rezervë, por problemi ishte se nuk kishin geta. Kështu u detyruan të dilnin t’i blinin, gjë që solli shtyrjen e vërshëllimës së parë nga gjyqtari Guçe.

Ndeshja
Vetëm pesë minuta mjaftuan edhe që miqtë të merrnin goditjen e parë, kur Arbër Abilaliaj realizoi avantazhin që u thellua më tej nga Osmani e Bakaj. Sulmuesi shtatshkurtër fiksoi edhe pokerin për skuadrën e Hasan Likës, i cili nisi të mendojë për sfidën e pas dy ditëve në kampionat, duke hequr nga fusha Abilaliajn, Devollin e Dhëmbin. Në fund, zëvendësuesi Malindi firmosi me gol atë që duhet të jetë ndeshja e tij e fundit me fanelën e kuqe. Pas vetëm një jave, ekipi rekordmen i fitimit të Kupës së Shqipërisë do të përballet në çerekfinale në një tjetër derbi shumë intrigues me kryesuesit e kampionatit, Dinamon. Dhe do të jetë përballja e tretë në harkun e dhjetë ditëve, me një ekip kryeqytetas, pas takimit të kampionatit me blutë dhe atij që pritet plot ethe kundër Tiranës.
.

Partizani - Skenderbeu 5-0
Partizani:Shehi; Hallaçi, Osmani, Pinari, Gjyla; Dhëmbi (76’ Doda), Devolli (66’ Karabeci), Karapici, Muzaka; Bakaj, Abilaliaj (46’ Malindi). Tr. Hasan Lika
Gola: 5' Abilaliaj, 28' Osmani, 43', 57' Bakaj, 89' Malindi
Kartona te verdhe: Bakaj
Gjyqtare: Sh.Guçe, Biçaku, Koka

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site