Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 21: Partizani - Dinamo 1-0
   
nga Panorama Sport  
   
23.02.2008  
   

 

Albert XhaniKampionati hyn në një drejtim shumë interesant. Të kuqtë e drejtuar nga Hasan Lika kanë dalë fitues në derbin e kryeqytetit, midis dy kryesueseve, duke mundur Dinamon. Shkëlqen Partizani, zhgënjen Dinamo dhe lufta për titull krejt papritur është e rihapur. Partizani me fitoren 1-0 ndaj Dinamos kryesuese jo vetëm që rihapi qartë luftën për titull, pasi tashmë diferenca midis dy kryesuesve është vetëm tri pikë, por mori edhe revanshin ndaj humbjes së fazës së parë me blutë (0-2).

Goli i zgjuar i Gjergji Muzakës në minutën e 21-të (asist i Elis Bakajt) dhe një tjetër i anuluar i Arbër Abiliajt në minutën e 51-të (pas goditjes së lirë të Elis Bakajt) treguan qartë dominimin gjatë gjithë 90 minutave të skuadrës së Hasan Likës.

Partizani, i mbështetur edhe nga tifozeria e zjarrtë, administroi takimin nga minuta e parë dhe mund të kishte shënuar më shumë se një gol, kur i pati të gjitha mundësitë me anësorin e talentuar Elis Bakaj, teksa topi i goditur nga lojtari i Kombëtares u ndalua në vijën fatale nga kroati Grani-ç i Dinamos. Blutë e Agim Canajt ishin hija e atij ekipi që ka kryesuar me meritë kampionatin, në një kohë kur tekniku po vuan shumë largimin në Norvegji të ish-sulmuesit Sabino Plaku. Në fund të ndeshjes edhe gati pesë minuta lojë për sulmuesin e Partizanit, Enco Malindi, i rikthyer nga testimet me Slavian e Sofjes.

Partizani vazhdoi pathyeshmërinë e ndeshjeve në shtëpi, tashmë në 11 takime (7 fitore, 4 barazime), ndërsa Dinamo pësoi humbjen e parë në transfertë në 11 ndeshje të luajtura deri tani. Dinamo, shumë e zbehtë në derbin e dytë radhazi pas atij me Tiranën (0-0), nuk arrin të fitojë prej tri javësh, madje pa gol në 270 minuta. Kriza në vijën sulmuese të dinamovitëve është e qartë, ku golashënuesi më i mirë i saj, kroati Pero Pejiç, nuk e gjen golin prej 360 minutash; madje vija e parë blu ka shënuar vetëm 2 gola në katër ndeshjet e këtij viti. Dyshja e sulmit të Dinamos, Pejiç-Pema, ka qenë shumë larg njëritjetrit duke mos sjellë rrezik për portën e portierit Shehi. Më pas, mesfushori Bakaj do t’i ketë të gjitha mundësitë për të shënuar, por nuk ia arrin qëllimit.

Me këtë fitore të kuqtë kanë rihapur luftën për titullin kampion, duke qenë vetëm 3 pikë larg Dinamos kryesuese. Javën e ardhshme, në ditën e fundit të fazës së dytë Partizanin e pret një tjetër derbi me Tiranën (fazën e parë takimi u mbyll 0-0), ndërsa Dinamo do të përballet me Shkumbinin në Tiranë (faza e parë 0-0), ku do të përcaktohet edhe shorti i fazës së tretë. .

Partizani - Dinamo 1-0
Partizani: Shehi, Osmani, Pinari, Gjyla, Hallaçi, Devolli, Shkëmbi, Dhëmbi
(90’Hasmetaj), Muzaka (69’Karapici), Abilaliaj (88’ Malindi), Bakaj
. Tr. Hasan Lika
Gola: Muzaka 21'
Kartona te verdhe: Devolli / Pollozhani, Ferra, Vincentiç, Pema
Gjyqtare: S. Jareci, A. Pregja, E. Doda

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site