Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Të shtunën dueli i kryesuesve
   
nga Partizani.Net  
   
21.02.2008  
   

 

Albert XhaniDiten e shtune ne oren 14:30 ne stadiumin "Qemal Stafa" do te luhet ndeshja kryesore e javes se 21-te midis kryesuesve te Superliges Partizanit dhe Dinamos. Skuadra e Dinamos eshte e vetme ne krye me gjashte pike me shume se Partizani.
Ne ndeshjen e fazes se pare Dinamo doli fituese duke triumfuar 2-0 ne "Selman Stermasi" fale golave te Pejic dhe Plakut. Kjo ndeshje ka qene me e dobeta per Partizanin ne kete sezon te Superliges.
Diten e shtune trajneri Hasan Lika do te kete disa mungesa qe do ta detyrojne te beje ndryshime ne formacion. Problemi kryesore eshte mbrojtja ku do te mungojne kapiteni Ardit Beqiri dhe Fation Tafaj qe kete sezon ka fituar vendin e titullarit. Keshtu pritet qe te rreshtohen ne mbrojtje Pinari dhe Osmani ne qender dhe Hallaci me Gjylen nga anet. Gjyla do te kthehet ne mbrojtje pasi e vetmja alternative tjeter eshte i riu Hasmetaj.

Gjithashtu do te mungojne per shkak demtimesh Babamusta dhe Capo por nje lehtesim per trajnerin Lika eshte rikthimi i Enco Malindit nga Bullgaria. Malindi ka bere stervitjen e pare sot me skuadren dhe do te jete i gatshem per ndeshjen e te shtunes, por nuk dihet nese do te preferohet perpara sulmuesit tjeter Arber Abilaliaj.

Dinamo nga ana e saj nuk ka probleme demtimesh dhe sipas deklaratave te dhena gjate javes, pritet qe dinamovitet te luajne te kujdesshem ne mbrojtje pasi barazimi do te ishte nje rezultat shume i mire duke marre parasysh avantazhin prej 6 pikesh,

Partizani dhe Dinamo do te luajne ne 23 shkurt derbin numer 129 midis tyre ne kampionat. Deri tani Partizani eshte ne avantazh me 45 fitore. Dinamo nga ana e saj ka arritu 38 fitore, ndersa 45 ndeshje kane perfunduar ne barazim. Golavarazhi flet perseri per te kuqte 153-137. .

21 Shkurt 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site