Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 20: Elbasani - Partizani 0-0
   
nga Panorama Sport  
   
16.02.2008  
   

 

Albert XhaniAsnjë rrjetë e cënuar, po ashtu si në fazën e parë. Edhe përballja e “Ruzhdi Bizhutës” midis Elbasanit dhe Partizanit, është ndarë në barazim. Në këtë mënyrë, të dy skuadrat kanë mbetur në të njëjtët pozita që ndodheshin edhe më parë në renditje. Një përplasje e fortë, që nuk ka prodhuar gola, ndonëse rastet nuk kanë munguar për të dyja ekipet. Loja ka nisur e bukur që në fillim, me vendësit që rrezikojnë përmes Ardian Nuhijit dhe vlonjatit Xhafa, pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Aksionet e Elbasanit, që në pjesën e parë ka me vete erën që fryn në perëndim, vijojnë një e nga një, gjithsesi pa arritur të çojnë topin në portën e mbrojtur nga Orges Shehi, i cili ka qenë në një formë të mirë. Të kuqtë, në pjesën e parë, thuajse nuk e shqetësojnë asnjëherë portierin Irakli Toçi të Elbasanit. Brenda tre minutave në fund të pjesës së parë, verdheblutë do të rrezikojnë seriozisht, me anë të dy goditjeve të furishme të maqedonasit Meglenski, duke gjetur megjithatë një Shehi të pakalueshëm.

Në pjesën e dytë, era është në favorin e lojtarëve të Partizanit, të cilët nuk e shfrytëzojnë si duhet këtë mundësi që kanë. Kjo edhe për meritë të mbrojtjes së udhëhequr nga Sheta e maqedonasi Nikola Karçev, të cilët shfaqen në lartësinë e duhur për të shtuar forcat e mbrojtjes së portës së Toçit. Sidoqoftë janë vendësit, që vazhdojnë të krijojnë rastet më të rrezikshme, duke gjetur në rrugën e tyre gjithmonë Shehin. Mbi të gjitha, në minutën e 60-të, Endri Dalipi, një nga lojtarët më të mirë të Elbasanit në mesfushë, ka tentuar të godasë, pasi ka shmangur bukur mbrojtjen e Partizanit, megjithatë jo portierin, i cili grushton dhe shmang një gol të sigurtë. Nga ana tjetër, miqtë kanë rrezikuar thuajse për të parën herë me anë të Bakajt, i cili ka edhe shansin më të mirë për të nxjerrë Partizanin me tre pikë nga ky takim, por sulmuesi gabon, duke gjuajtur në mënyrë të pabesueshme me Toçin e dorëzuar. Në minutat e mbetura mund të veçohet vetëm rasti i Arben Nuhijit, që i vetëm përballë portës së kuqe godet në mënyrë të gabuar, duke e çuar topin mbi tra. Kaq dhe gjyqtari kryesor Sokol Jareci vërshëllen për përfundimin e krejt takimit, që mbyllet ashtu siç nisi.

Hasan Lika: Jam i kënaqur me rezultatin, aq më tepër në një fushë si ajo e Elbasanit. Me thënë të drejtën kemi pasur vështirësi si ne, edhe Elbasani, pasi era nuk na ka lejuar të tregojmë më të mirën. Në pjesën e parë patëm probleme, pasi era nuk na lejonte të dilnim në lojën tonë, duke i dhënë më avantazhe Elbasanit. Kurse në pjesën e dytë ishim të favorizuar ne, duke qenë më të rrezikshëm sesa në pjesën e parë. Vinim në këtë takim me shumë mungesa dhe barazimi i sotëm ka qenë një rezultat që na shkon përshtat për objektivat që kemi. Përsa i takon gjykimit mendoj se ka qenë shumë korrekt.

Elbasani - Partizani 0-0
Partizani: Shehi, Pinari, Tafaj (40’ Karapici, 90’ Karabeci), Osmani, Hallaçi,
Muzaka, Gjyla, Devolli, Dhëmbi, Shkëmbi, Bakaj (90’ Dashi) Tr. H.Lika
Kartona te Verdhe: Dalipi, Xhafa / Karapici
Gjyqtare: Sokol Jareci (Tiranë), Denis Rexha (Tiranë), Alfred Lamçe (Patos) .

7 Shkurt 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site