Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Gjyla ne forme, te diferencuar Beqiri dhe Babamusta
   
nga Panorama Sport  
   
07.02.2008  
   

 

Albert XhaniNdërkohë që Malindi s’pushon së lëni përshtypje të bullgarët, Partizani vazhdon përgatitjet në Kamzë, për ndeshjen në kampionat kundër Besës. Pas ditëve me shi, dje grupi i të kuqve ka mundur të stërvitet nën rrezet e diellit. Trajneri Lika ka kryer një seancë intensive me karakter atletik e teknik, në të cilën kanë munguar vetëm tre të grumbulluarit me Shpresën, të cilët do të bashkohen sot me skuadrën. Gjatë disa mini-ndeshjeve të zhvillura nga të kuqtë 6 kundër 6, ka rënë në sy frymëzimi i Gjylës, autor i 4 golave.

Ndërkohë, sot pritet që të fillojë edhe periudha riaftësuese e Babamustës, i cili pësoi një tërheqje gjatë miqësores së luajtur në Shijak para 10 ditëve. Mesfushori pritet të kryejë disa vrapime, duke iu bashkëngjitur kapitenit Beqiri, që po i përkushtohet vrapimeve prej disa ditësh..

7 Shkurt 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site