Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 18: Skenderbeu - Partizani 1-2
   
nga Partizani.Net  
   
02.02.2008  
   

 

Partizani - Flamurtari Partizani e ka filluar me sukses vitin 2008 duke fituar ndeshjen e pare zyrtare, por perballe ka pasur Skenderbeun e vendit te fundit. Partizani fitoi sot ne Korce me rezultatin minimal 1-2, pasi e pa veten ne disavantazh ne pjesen e pare.
Trajneri Lika nuk ka pasur ne dispozicion Enco Malindin qe vazhdon te jete ne Bullgari me Slavia, si edhe Gjergji Muzaken qe ishte i skualifikuar kete ndeshje per aresye kartonash dhe kapitenin Beqiri qe ishte i demtuar. Keshtu formacioni i hedhur ne fushe nga Hasan Lika ka qene pothuaj i detyruar. Shehi si gjithmone ishte ne porte. Kater mbrojtesit ne dispozicion, Hallaci, Pinari, Tafaj dhe Osmani ishin e vetmja zgjidhje ne mbrojtje. Dhembi, Devolli, Gjyla dhe Shkembi perbenin mesfushen, ndersa Bakaj dhe Abilaliaj ishin ne sulm.

Skenderbeu ka shenuar i pari ne minuten e 16-e te pjeses se pare me ane te Ndricim Shtupines qe ishte ne debutin e tij ne Superlige pasi kishte ardhur nga Ada ne merkaton e dimrit. Partizani barazon 10 minuta me vone me ane te Paulin Dhembit qe shenoi golin e dyte te sezonit. Me rezultatin e barabarte 1-1 u mbyll pjesa e pare.

Ne pjesen e dyte Partizani kerkon golin e avantazhit dhe e gjen me ane te Elis Bakajt ne minuten e 4' te kesaj pjese. Mbrojtesi i majte Hallaci dergon ne zone nje kros dhe aty Bakaj dergon topin ne rrjete me koke. Ky ishte goli i shtate i Bakajt qe tani se bashku me Muzaken behet golashenuesi me i mire i Partizanit. Rezultati mbeti i pandryshuar deri ne fund te ndeshjes.

Me kete fitore Partizani ngjitet ne kuoten e 34 pikeve por diferenca me Dinamon e vendit te pare vazhdon te jete 6, pasi blute kane arritur nje fitore te paster ne Kavaje 0-2. Shenuesi i dy golave ka qene ish-lojtari i Partizani Almuca..

Skenderbeu - Partizani 1-2
Golat: Shtupina 16' / Dhembi 26', Bakaj 49'
Partizani: Shehi, Tafaj, Osmani, Pinari, Hallaci, Dhembi, Shkembi, Devolli, Gjyla, Bakaj, Abilaliaj

Kartona te verdhe:

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site