| |
|
| Malindi, çmimi 150 mijë euro |
| |
|
| nga Panorama Sport |
|
| |
|
| 31.01.2008 |
|
| |
|
|
Më shumë se 100
mijë euro difer
encë midis
kërkesës dhe ofertës mbajnë
Enco Malindin larg Sllavias
së Sofjes. Sulmuesi 20-vjeçar i
Partizanit, i cili prej gati një
jave po zhvillon një provë në
ekipin bullgar, u ka mbushur
mendjen drejtuesve të Sllavias,
që synojnë ta mbajnë.
Megjithatë përballë tyre, ata
gjejnë pengesën e presidentit
të klubit të kuq, që zotëron
kartelën e futbollistit. Saktësisht
mësohet se oferta e bullgarëve është 40 mijë euro, plus
gatishmërinë për t’i dhënë
Partizanit si përfitim 30% të
shumës, në rast lëvizjeje të
mundshme të lojtarit nga ekipi
bullgar. Një ofertë të tillë,
Xhani e ka refuzuar, pasi
kërkon të përfitojë plot 150
mijë euro nga shitja e lojtarit.
Kjo shifër është gati 4-fish më
e madhe, sesa ajo që ofron klubi
bullgar, që kërkesën e
njëshit të Partizanit e konsideron
të ekzagjeruar.
Vata
Menaxheri Rudi Vata, i cili
e ka dërguar Malindin për këtë
provë në tokën bullgare, shpjegon
për “Panorama Sport”
situatën: “Në bazë të vlerësimit
të tregut, Malindi nuk
vlen më shumë se 40 mijë euro.
Ky është statusi i lojtarit, që
gjatë sezoneve të fundit nuk është aktivizuar shumë dhe
as s’ka shënuar me bollëk, gjë
që ndikon jo pak. Madje do të
thoja se edhe aq sa kanë ofruar,
për bullgarët është një
rrisk, sepse nuk bëhet fjalë për
një klub të pasur, por ka politikën
për të rritur talentë, me
synimin për t’i shitur më vonë
sa më shumë, ndoshta edhe
500 mijë euro”. Domethënë,
sipas Vatës, ky është një rast,
për t’u shfrytëzuar, jo vetëm
nga vetë Malindi, por edhe
nga klubi i Partizanit. Ja që
Xhani s’lëviz nga pozicioni i
tij, pasi nuk dëshiron të presë,
por synon të përfitojë sa më
shumë tani. Kështu bisedimet
kanë ngecur.
Lojtari
Gjithsesi ka ende pak
shpresë dhe kohë, për arsye se
merkato në Bullgari mbyllet më
28 shkurt. Nga sa mësohet, vetë
lojtari duket i kënaqur me ambientin
që ka gjetur te skuadra
e Sllavias së Sofjes. Ka filluar
të zërë miqësi aty dhe duket
se do t’i pëlqente të qëndronte.
Edhe drejtuesve bullgarë u
ka hyrë në zemër, mbi të gjitha
përsa i takon aspektit njerëzor.
Kështu mbetet vetëm të
gjendet gjuha e përbashkët
midis dy palëve, gjë që për
momentin duket e vështirë.
Ndonëse, asgjë s’mund të quhet
e mbyllur. .
31 Janar 2008 |
|