![]() |
||||||||||||||||||||||||||||
|
E kuptoj se Partizani përbën lajm për gazetat në çdo moment, sepse ka tifozllëk të madh dhe ngjall interes. Por s’është e drejtë të përdoret më kot, duke mbërritur deri në abuzim. Unë kam pranuar të shkruhet, edhe kur ka patur ndonjë lajm të keq, por jo të arrihet në sajesa”. Ndonëse i indinjuar jo pak, presidenti i kuq nuk ka nguruar të kalojë edhe në sarkazëm, teksa është shprehur: “Duke shikuar atë që ishte shkruar në shtyp më ngjau sikur po lexoja nekrologjinë time. ërtet m’u duk sikur kisha marrë fund e madje u çudita sesa dashamirës tregohen njerëzit kur njeriu vdes.... Sikur të ishin po aq dashamirës edhe kur je gjallë?”. Gjithsesi, pavarësisht metaforës që është përpjekur të përdorë, ai vërtet vazhdon të jetë i gjallë dhe, të paktën me aq sa thotë, ende i rreh zemra për Partizanin: “Sot (dje) kam arritur në Shqipëri. Mund të them me siguri se skuadra do të marrë pagat brenda datës së premtuar, domethënë sot. Ndërsa më datë 13 do të niset për fazën përgatitore në Mal të Zi. Garantoj tifozët se nuk do të ketë asnjë problem. U bënë 10 vjet që gjendem në krye të Partizanit dhe mbaj mend se kemi kaluar kohë më të vështira se kjo. S’e kuptoj përse bëhet e gjithë kjo zhurmë”. Si përfundim edhe një përgjigje për të gjithë ata, që e konsiderojnë drejt fundit epokën e Xhanit te Partizani: “Nuk largohem kurrë. Kam kontribuar dhe do të vazhdoj të kontribuoj për këtë klub”. Xhani: Antalia kunder rregullores
10 Janar 2008 |
|
||||||||||||||||||||||||||
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site |
||||||||||||||||||||||||||||