Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Sos durimi, lojtaret kercenojne largimin
   
nga Panorama Sport  
   
10.01.2008  
   

 

Partizani - TeutaDurimi ka sosur. Për më shumë se tre muaj kanë pranuar të presin, por ja që pritja nuk mund të zgjasë në pafundësi. Prandaj, me të drejtë, lojtarët e Partizanit vendosin cakun, përmes një ultimatumi të lëshuar kryesisht nga ata, që mund të konsiderohen si “senatorët” e skuadrës së kuqe, duke filluar nga kapiteni Beqiri e deri te të ardhurit e fundit si Osmani, Shkëmbi, apo Devolli. “Nëse as sot nuk shlyhemi financiarisht, nesër do të nisim bisedat për të shkuar në klube të tjerë”. Diçka që ka të drejtën ta bëjë e gjithë skuadra, në bazë të marrëveshjeve që kanë lidhur me klubin e kuq.

Interesimi
Nuk është një mister se kanë vërshuar prej kohësh ofertat e skuadrave të tjera të Superiores, sidomos në drejtim të atyre futbollistët më me përvojë të Partizanit. Po natyrisht që s’mund të lihet pas dore as pjesa tjetër e skuadrës së kuqe, përderisa bëhet fjalë për lojtarë që përtej emrit kanë dhënë kontributin për ta mbajtur lart Partizanin, gjatë dy sezoneve të fundit. Vërtet që një pjesë e madhe e tyre mund të jenë mësuar me vonesat e Xhanit në pagesa, por këtë radhë pretendimiështë më i madh. Së pari, sepse ndoshta është tejzgjatur disi afati i pritjes, plus që ndryshe nga herët e tjera, Partizani ndodhet në vendet e para të renditjes. Pa harruar pastaj që gjendemi në një periudhë merkatoje dhe futbollistët joshen nga një e ardhme më e mirë.

Qetësimi
Kështu, pasi për muaj të tërë janë përpjekur ta largojnë vëmendjen nga aspekti finciar, lojtarët e kuq s’kanë duruar dot më, duke marrë pozicion. Gjithsesi duket se sapo ka zbarkuar në Shqipëri, vetë Xhani është ngutuar që të paktën me fjalë të qetësojë “gjakrat”, duke thënë se do të respektojë afatin e fundit, që është 10 janari. Gjithsesi, pas shumë fjalëve të dëgjuara, tani futbollistët e kuq kanë nevojë për vepra. Dhe sot, më tepër se kurrë, presidenti duhet të tregohet burrë i fjalës. Përveçse për të zbardhur faqen e vet, edhe për të shpëtuar Partizanin, që ndyshe do të rrezikonte shpërbërjen.
.

10 Janar 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site