![]() |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Renditja e golashenuesve kryesohet nga Gjergji Muzaka qe ka shenuar 7 gola ne kete sezon, tre prej te cileve kane ardhur nga pika e penalltise ku mesfushori eshte perfekt deri tani. I dyti renditet mesfushori i avancuar Elis Bakaj me 6 gola. Ne vend te trete jane sulmuesi Arber Abilaliaj dhe lushnjari Viktor Gjyla me nga tre gola. Me pas me nga nje gol vijne kapiteni Ardit Beqiri, Paulin Dhembi, Tefik Osmani dhe blerja e ketij sezoni Bledi Shkembi. Partizani e mbylli vitin 2007 ne vend te dyte me 31 pike pas 8 fitoresh, 7 barazimesh dhe dy humbjeve. Ne keto 17 ndeshje Partizani ka shenuar 24 gola duke pasur sulmin e trete me te mire ne kampionat pas Dinamos dhe Vllaznise qe kane shenuar nga 31 dhe 26 gola respektivisht. Edhe mbrojtja renditet ne vend te trete duke pesuar 10 gola, kater me shume se Dinamo dhe dy me shume se Elbasani. Ne keto 17 jave Partizani mban vendin e pare persa i perket disiplines. Me 23 kartona te verdhe dhe vetem nje te kuq Partizani ka qene skuadra me korrekte e kampionatit shqiptar. Ne krahasim me sezonin e kaluar Partizani po luan me mire. Ne sezonin 2006/07 pas 17 javeve Partizani kishte mbledhur 27 pike dhe kishte nje golavarazh 21-13, kur sot ka 31 pike dhe nje golavarazh 24-10.
.
31 Dhjetor 2007 |
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||