Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 17: Partizani - Flamurtari 0-0
   
nga Albania-Sport.com  
   
29.12.2007  
   

 

Partizani - Flamurtari Partizani regjistroi barazimin e dytë sezonal pa gola me Flamurtarin (i 30-ti historik), por takimi i zhvilluar të shtunën në “Qemal Stafa” (shumë pak shikues) është zhvilluar me shumë situata tensioni, kjo për shkak edhe të një penalltie të pa dhënë nga gjyqtari pogradecar Abeshi (prekje e topit me dorë), por dhe një goli të anuluar nga xhaketat e zeza.

Tashmë skuadra e trajnerit Hasan Lika edhe pse ndodhet në vendin e dytë gjendet plot 6-të pikë larg Dinamos kryesuese, që jo vetëm është shpallur me meritë kampione dimri, por dhe ka bërë një hap të madh për fitimin e titullit të saj të 17-të.

Nëntëdhjetë minutat folën tërësisht për Partizanin por “demave” kryeqytetas u ka munguar saktësia në finalizim si dhe fati. Sulmuesi i skuadrës Gjergji Muzaka goditi shtyllën në minutën e 50’ duke e vënë seriozisht në rrezik portën e mbrojtur nga talenti 17-vjeçar vlonjat Moçka. Rastin dytë i madh Partizani e ka pasur me anën e kapitenit të saj Ardit Beqiri, i cili ka goditur drejt portës vlonjate dhe topi i tij është ndalur nga dora e njërit prej mbrojtësve miq.

Gjyqtari i takimit Abeshi ka lejuar avantazhin duke e konsideruar të pavullnetshëm një veprim të tillë. Flamurtari mori një pikë të vlefshme në transfertë ndërkohë që Partizani realizoi barazimin e dytë radhazi pas atij me Teutën (1-1) në Durrës.
.

Partizani - Flamurtari 0-0
Golat:
Partizani: Shehi, Beqiri, Tafaj, Osmani, Hallaci, Pinari, Muzaka, Shkembi, Dhembi, Gjyla (Malindi), Bakaj

Kartona te verdhe:

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site