![]() |
||||||||||||||||||||||||||||
|
“Nga ora
23.00 e së mërkurës, Progri është
një lojtar i lirë – ka konfirmuar
i ati i lojtarit pr “Panorama
Sport” -. Dua të sqaroj se
kontrata është prishur në
mënyrë të njëanëshme nga klubi,
që ka shkelur rregullat, në
bazë të asaj që ishte nënshkruar
në marrëveshje. Dhe shkaktari
kryesor për prishjen e kësaj
ka qenë trajneri”. Një akuzë,
që bazohet në faktet e ndodhura
sidomos gjatë ndeshjeve të
fundit të zhvilluara nga Partizani. “Në radhë të parë, Progri
s’ka luajtur me vazhdimësi.
E madje atëherë kur ka zbritur
në fushë, nuk është aktivizuar
në rolin e tij natyral, që
është ai i sulmuesit. Çdo
ndeshje ka patur një pozicion
të ndryshëm. Për më tepër, ai është një pjesë fikse e Shpresave,
ku së fundi është aktivizuar
në mënyrë të suksesshme.
Ndërkohë që në mënyrë paradoksale
te Partizani, drejtuesit
nuk kanë shfaqur besimin e
duhur tek ai”. Për të mos folur
pastaj edhe për aspektin financiar,
që përbën një tjetër shkak
kryesor, që solli këtë divorc disi
të papritur të Progrit me klubin
e kuq, aty ku praktikisht mund të thuhet se lojtari është
rritur, duke filluar nga ekipet
zinxhir. “Kontrata e sezonit të
vjetshëm është shlyer në masën
47%, kështu që pjesa më e madhe
duhet ende të na jepet –
vazhdon të tregojë babai i futbollistit
-. Ndërsa për këtë sezon
konfirmoj se janë tre muajt
e fundit pa u marrë”. Në këtë situatë nuk përjashtohet që futbollisti
të dërgojë klubin në
gjyq.
28 Dhjetor 2007 |
|
||||||||||||||||||||||||||
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site |
||||||||||||||||||||||||||||