| |
|
| Tafaj dhe Gjyla te vetmit qe i pergjigjen fteses se tifozeve |
| |
|
| nga Panorama Sport |
|
| |
|
| 27.12.2007 |
|
| |
|
|
Fundviti ka mbledhur në një takim festiv
tifozët e kuq, të cilët kanë përfituar nga
rasti për t’u mbledhur të gjithë bashkë dje,
në një lokal në hyrje të Fushë-Krujës. Atë
që duhet ta bënin drejtuesit e klubit të Partizanit,
praktikë që ndodh thuajse në të
gjithë klubet e Evropës, kanë menduar ta
organizojnë fansat, që u kanë bërë ftesë
edhe lojtarëve të skuadrës. Megjithatë,
vetëm dy prej tyre, Tafaj e Gjyla kanë qenë
të pranishëm. Natyrisht, tifozët do të kishin
dashur të ishin më shumë dhe kjo i
ka mërzitur paksa, sepse tregon në një
farë mënyre mungesë respekti kundrejt
tyre. Megjithatë, kjo nuk ua ka prishur
vijimin e festës në mënyrë të hareshme
për më shumë se dy orë, teksa kanë marrë
pjesë rreth 80 vetë, tifozë e dashamirës
të skuadrës së kuqe.
Për herë
parë është publikuar ne kete feste te tifozeve edhe kënga e re e
Partizanit, që pritet të shndërrohet në
një himn të skuadrës së kuqe. .
27 Dhjetor 2007 |
|