Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Suadra tre muaj pa rroga
   
nga Panorama Sport  
   
27.12.2007  
   

 

Partizani - TeutaNë pamje të jasht me duket se ësh të gripi, që ka mbërthyr një pjesë të mirë të lojtarëve të Partizani. Megjithatë, “virusi” kryesor që shqetëson pa përjashtim të gjithë skuadrën e kuqe është ai i mungesës së përfitimeve financiare prej tre muajsh. Saktësisht janë pagesat e tetorit, nëntorit dhe dhjetorit që ende nuk janë marrë nga lojtarët, çka ka sjellë pakënaqësinë e radhës nga ana e tyre. Më kot kanë shpresuar se Xhani mund t’iu bënte ndonjë “dhuratë” në këtë aspekt, gjatë ditës së Krishtlindjeve.

Tashmë durimi duket se ka sosur, aq sa situata nuk është e lehtë për t’u përballuar, sidomos duke patur parasysh që bëhet fjalë për fundin e vitit, kur janë disa shpenzime për t’u bërë dhe rrezikojnë ta festojnë ardhjen e 2008-s pothuajse me xhepa bosh. Të gjithë kanë shprehur mërzitjen e tyre përballë kësaj situate të krijuar.“Kështu është vërtet e vështirë të vazhdohet. Tashmë po shndërrohet në një zakon, ndërsa shumë prej nesh kanë për të mbajtur familje”, thonë nën zë, gjithsesi, pa dashur të dalin publikisht me emra.

Por edhe pse trajneri Lika ka patur se ç’të stërvisë gjatë këtyre ditëve, është e natyrshme që nëse nuk do të vijë ndonjë reagimi i detyrueshëm nga ana e presidentit, të ketë pasoja në fushë, teksa në fundjavë është për t’u luajtur ndeshja e fundit e kampionatit përballë Flamurtarit. Sikur të mos mjaftonin mungesat e ardhura për arsye të gripit (të paktën zyrtarisht), me xhepat bosh do të jetë e vështirë që të bëjnë një paraqitje nga ato në lartësinë e duhur. Për të mos folur pastaj se ekziston mundësia që çdo gjë të përkeqësohet më tej.

Nga ana e vet, Xhani, edhe pse ka kohë që nuk duket në ambientet e klubit, siç ka bërë zakonisht mund të lëshojë ndonjë prej atyre premtimeve të zakonshëm: “Fitoni me Flamurtarin që të merrni lekët!”. Megjithatë, ndryshe nga pak javë më parë, këtë radhë nuk duket se është çështje rezultatesh, përderisa janë bërë gjashtë javë, ose gati dy muaj, që të paktën Partizani nuk njeh humbje. Dhe një arritje e tillë nuk ka përse të mos meritojë shpërblim.

Fatmirësisht, dje, kontigjenti është shtuar paksa në krahasim me një ditë më parë. Janë rishfaqur Shkëmbi, Osmani e Pinari, ndonëse kanë vazhduar të mos jenë Shehi, Muzaka, Abilaliaj, apo edhe Beqiri e Dhëmbi, të cilët janë paraqitur në klub, por s’janë stërvitur. Nëse gjërat nuk marrin një kthesë në aspektin financiar mund të ketë edhe të tjera “firo” lojtarësh, që edhe nëse s’do të jenë me grip, mund t’i mbërthejë “virusi” i mungesës së parave. .

27 Dhjetor 2007

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site