Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Dëmtimet dhe gripi përgjysmojnë Partizanin
   
nga Shqip  
   
26.12.2007  
   

 

Partizani - TeutaPër sfidën e së premtes kundër Flamurtarit, trajnerit Hasan Lika do t‘i mungojnë 8 nga 11 lojtarët titullarë. Për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë menduar të paraqesin një kërkesë zyrtare në FSHF, për të shtyrë datën e ndeshjes.
E gjithë kjo histori në pamje të parë duket paksa e çuditshme për t‘u besuar, e megjithatë, situata në klub është mjaft problematike. Për një arsye ose për një tjetër "gjeneralët" janë dorëzuar dhe armata e kuqe mendon të evitojë me çdo kusht hyrjen në fushë, në atë që duket me një sfidë të humbur ende pa filluar.

Infermierisë, ku prej disa javësh gjendet mesfushori Dritan Babamusta i është shtuar edhe portieri Orges Shehi, që në barazimin 1-1 me Teutën ka qenë mes më të spikaturve në fushë. Tjetër mungesë përpara vlonjatëve është edhe ajo e mesfushorit Bledar Devolli, i pezulluar pas kartonit të kuq të marrë në takimin e së dielës në "Niko Dovana". Ndërkohë, në stërvitje kanë munguar kapiteni Ardit Beqiri, Paulin Dhëmbi, Arbër Abilaliaj dhe Luan Pinari, që të katërt me grip. Po dje është regjistruar edhe mungesa e dy korçarëve Tefik Osmani dhe Bledar Shëkmbi, për arsye që ende nuk janë të njohura. "Me 8 futbollistë të pamundur për të luajtur të premten me Flamurtarin, klubi do të bëjë kërkesë sektorit të garave në Federatën Shqiptare të Futbollit për të shtyrë ndeshjen", kanë pohuar burime brenda klubit. "Kërkesa zyrtare do të bëhet nesër, (sot) pasi mes dëmtimeve dhe sëmurjes me grip skuadrës do t‘i mungojë bërthama. Vetëm Devolli është lojtar që nuk do të jetë për shkak të pezullimit, ndërkohë që mungesat e tjera janë raste të jashtëzakonshme. Nuk do të ishte logjike që një skuadër, mbi të gjitha që pretendon për titullin, të zbriste në fushë me kaq shumë mungesa në formacion. Do të ishte një sfidë e humbur ende pa rënë bilbili". Tashmë gjithçka është në dorën e përgjegjësit për mbarëvajtjen e kampionatit, Ilir Shulku. Por, shtyrja e ndeshjes do të varet edhe nga "buon sensi" i drejtuesve të klubit kuqezi. Nëse vlonjatët do të pranonin justifikimin të gjitha palët do ishin të kënaqura dhe roli i federatës do të mbetej minimal. Në rast të kundërt, tensioni mes dy klubeve vetëm mund të rritej dhe në atë rast institucioni që drejton futbollin në vendin tonë do të gjendej në një pozitë të atillë, ku cilido që të ishte vendimi, ai do të kontestohej nga njëri klub. "Në të tilla momente të gjithë duhet t‘i kuptojnë vështirësitë që kalon njëri klub apo një tjetër. Ky është potenciali i skuadrave të kampionatit tonë dhe kur mungesat bëhen kaq të theksuara, është e pamundur që të aktivizosh zëvendësues, madje edhe të krijosh skuadrën që do të paraqitet në ndeshje, ka vazhduar burimi. Me një total prej 9 mungesash (duke llogaritur edhe Devollin), Partizani e ka të vështirë të krijojë skuadrën. Kjo mund të bëhej duke hedhur në fushë dhe duke mbajtur në stol futbollistë të ekipeve zinxhir të akademisë, por nuk do të ishte e ndershme për garën".

Gjatë sezonit të kaluar, një tolerim i tillë i është bërë Apolonisë, që është ndodhur në vështirësi pas problemeve të shumta që ka pasur me futbollistët e huaj, të cilët kanë pasur probleme me dokumentet e qëndrimit në vendin tonë. Ky fenomen është regjistruar edhe disa vite më parë me Tiranën.
.

26 Dhjetor 2007

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site